Ekspozita
Ekspozita kryesore që shfaqet aktualisht brenda lokalitetit është Ekspozita e përhershme arkeologjike, e vendosur në Muzeun Arkeologjik të Kalasë së Prizrenit.
Kjo ekspozitë paraqet gjetje arkeologjike nga kodra e Kalasë, duke përfshirë objekte nga periudhat eneolitike, epoka e hekurit, iliro-dardane, romake, bizantine, mesjetare dhe osmane.
Mund të vizitoni ekspozitën e përhershme brenda ndërtesës kryesore të Kalasë së Prizrenit..
Ekspozita është përgaditur nga Sh. Gashi, A. Bunguri, B. Ademi, K. Velo, S. Islami dhe M. Maloku
Orari:
E Martë - E Shtunë
10:00 – 16:00
Për të gjitha ekspozitat e përkohshme të ardhshme dhe programe të veçanta kulturore, përditësimet do të postohen rregullisht në këtë faqe interneti.
















